Vëllaznimi kaçikun e vogël përballë Prishtinës

Hendboll

Vëllaznimi kaçikun e vogël përballë Prishtinës

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 12:56
Pamje nga një ndeshje

Plot 12 lojtarë kanë realizuar gola për Prishtinën që e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin e lartë, 47:23. Ndeshja e së shtunës u luajt në Prishtinë dhe i takoi javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Prishtina është barazuar me pikë me Besën, por mbetet e dyta në klasifikim. Të dy skuadrat i kanë nga 20 pikë, por Besa FamGas nuk e ka luajtur ende ndeshjen e javës së 11-të. Vëllaznimi mbetet i shtati me tetë pikë të mbledhura.
Prishtina u shkëput herët në rezultat kurse pas 30 minutave shifrat ishin22:10. B. Sula me nëntë gola ishte më efikasi te Prishtina. Te ekipi gjakovar u dallua I. Leka me 10 gola.
Java e 11-të u hap të premten me ndeshjen mes Kastriotit e Dritës. Fitoi Drita në Ferizaj me rezultatin 35:32. Të dielen (nesër) nga ora 17:00 Vushtrria e pret Zhegrën, kurse ndeshjet Besa FamGas – Samadrexha e Llapi – Trepça luhen në mesjavë.

Prishtina – Vëllaznimi 47:23 (22:10)

Prishtina: P. Prekazi 2, K. Kastrati 2, A. Murtezi 2, B. Sula 9, M. Shahini 4, M. Ademi, K. Krasniqi 5, A. Gjuka 5, L. Esati, A. Bajqinovci 4, M. Dubovci 5, F. Gashi 3, V. Zherka 3, R. Shabani 3
Vëllaznimi: A. Pruthi 1, V. Mamusha 1, G. Fana 2, F. Sadria, I. Leka 10, A. Luzha, A. Spahia 2, A. Neziri 1, Q. Rama 1, D. Nagavci 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat