Kçiku me Wurm-Mitte vazhdojnë shkëlqimin në Gjermani

Hendboll

Kçiku me Wurm-Mitte vazhdojnë shkëlqimin në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 15:48
Kçiku me ekipin e tij

Skuadra e hendbollit HSG Würm-Mitte vazhdon shkëlqimin në Ligën e dytë të Bayernit. Trajneri i HSG Würm-Mitte, Fadil Kçiku, është i lumtur për fitoren në Munih me rezultat 29:20 kundër  Munchen Ost. Kçiku vlerësoi lojtarët e tij për angazhimin e madh që dëshmuan dhe e cila solli edhe triumfin e radhës.

Skuadra e tij nga 11 ndeshje ka 9 fitore, 1 barazim e 1 humbje, kryesojnë me 19 pikë renditjen e klasifikimit. “Ishte lojë që tërë kohën dominuam dhe fitorja ka mundur të jetë më e thellë, por i futa në lojë të gjithë lojtarët, pra duke i dhënë mundësinë secilit. Patëm një mbrojtje të fortë e lojë kolektive”, tha Kçiku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat