Edhe pak ditë e ndajnë para se t’i bashkohet klubit të hendbollit Istogu, që mëton titullin dhe Kupën e Kosovës. Kjo është hendbollistja Suzana Ujkaj, ndryshe motra e hendbollistes më të mirë shqiptare, Dijanës. Suzana është nga Tuzi i Malit të Zi, por disa shoqe e thërrasin si spanjollja e Tuzit, sepse kështu i ngjan me ngjyrë.
Hendbollistja e ardhshme e Istogut ka kremtuar në mënyrën më të mirë Ditën e Flamurit - 28 Nëntorit.
Ajo shihet në kryeqytetin shqiptar, para shtatores së Skënderbeut. Bukuroshja e hendbollit tha se ka qenë një ditë e bukur dhe një festë ashtu si e ka për qejfi. “Festa e 28 Nëntorit si gjithmonë e ka kremin e saj”, tha Suzana për gazetën kombëtare “Bota sot”.