Çfarë duhet të bëjmë për vitin e ardhshëm?

Hendboll

Çfarë duhet të bëjmë për vitin e ardhshëm?

Nga: Enis Kastrati Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 19:23
Enis Kastrati

Debate

Të gjitha skuadrat e Republikës së Kosovës janë eliminuar nga garat evropiane në hendboll.  Përfaqësuesi i fundit që u eliminua nga garat evropiane është Trepça nga Mitrovica (meshkuj), e cila nuk i bëri ballë skuadrës rumune Potaissa Turda.

Nëse e kthejmë kokën pas dhe e shohim se ishte eliminuar më herët edhe kampioni në fuqi, Besa FamGas, që ka ekipin shumë më të mirë se të tjerat, nuk është pritur me tepër as nga Trepça, as te femrat, siç është Prishtina, Istogu dhe Shqiponja. Fundja, shkoi edhe një edicion dhe të gjithë mbetem të zhgënjyer, sepse nuk pamë ekip të kualifikuar. Atë ditë kur është eliminuar Besa nuk ka pas shpresë që ndonjëra ekip tjetër do të bëj diçka më shumë sepse kanë pasur kundërshtarë nga vendet që në vitet e fundit hendbolli ka ecë shumë përpara, përderisa te ato vende po ecë përpara ky sport, tek ne po shkon vetëm mbrapa. 

Trepça edhe pse luajti dy ndeshjet si vendase me rumunët ka qenë e pamundur të bëjë diçka më shumë, sepse rivali ishte i fortë dhe i pathyeshëm.   Mitrovicasit u ballafaquan me një ekip shumë të fortë e me cilësi dhe ajo që pritej edhe ndodhi, u eliminuan nga garat evropiane. Çfarë duhet të bëjmë për vitin e ardhshëm? Klubet tona e kanë të qartë, nuk i duhet as shumë filozofi dhe as ku duhet të ndërhyjnë! E para, para se me pasur punë, duhet me pas organizim, duhet me pas investime, duhet pasur sponsorë të mirëfilltë pikërisht te shumica e klubeve. Dhe krejt këto mungojnë dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat