Suzana Ujkaj i bashkohet Istogut, kur do të debuton?

Hendboll

Suzana Ujkaj i bashkohet Istogut, kur do të debuton?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 15:45
Suzana Ujkaj

Hendbollistja nga Mali i Zi, shqiptarja Suzana Ujkaj, i bashkohet KH Istogut, kandidatja kryesore në luftë për titull dhe Kupën e Kosovës. Merret vesh se Ujkaj ka arritur në Istog dhe ka bërë stërvitjen e parë. 

Suzana është motra e Dijanën, hendbollistja më e mirë shqiptare që luan për kampionin e Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica.

Siç merret vesh Suzana ka gjasa të debutojë për ndeshjen e fundjavës, kundër Vushtrrisë vendase. Te KH Istogu nuk japin asnjë detaj në lidhje me përforcimin e ri, por nga FHK-ja konfirmohet se Suzana është e regjistruar me 13 tetor dhe ka të drejtë loje. Ajo luan në pozitën bekë-qendër, e gjatë 177 centimetra dhe ka dorë të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat