Vushtrria apo Istogu, te kush presioni më i madh?

Hendboll

Vushtrria apo Istogu, te kush presioni më i madh?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 17:52
Shqipe Tahiri, Faruk Shala e Njomza Kelmendi

Ndeshja kryesore do të zhvillohet (nesër 18.00) në Vushtrri mes Vushtrrisë dhe Istogut, e cila pritet të mbush sallën përplot me shikues, ndërsa edhe në kryeqytet do të jetë interesant ndërmjet Prishtinës kampione në fuqi dhe Shqiponjës nga Gjakova, lidere. Shqiponja kryeson me 16 pikë, sa ka edhe Vushtrria, ndërsa Istogu dhe Prishtina janë në vend të tretë përkatësisht Prishtina në pozitën e katërt me 12 sosh pas 9 jave të zhvilluara në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Njomza Kelmendi, prej portiereve më të mira, pretendon fitore me Vushtrrinë kundër Istogut.

“Nuk do të jetë lehtë fare, duke marrë parasysh që kemi një kundërshtar të fortë, mirëpo kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe dhe besoj që do të bëjmë paraqitje sa më të mirë, ku edhe motivi nuk mungon. Përparësitë natyrisht se janë terreni vendas dhe përkrahja e tifozëve që besoj se do të jenë në numër të madh”, tha Kelmendi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  A jeni në presion të Istogut? “Jo, absolut, përkundrazi i mirëpresim lojërat derbi”, thotë Kelmendi.

Faruk Shala, trajner i Istogut, kërko vetëm fitore. “Jo nuk jemi aspak në presion, ngase skuadra është në gjendje të mirë, nuk kemi lëndime, jemi të gatshme për ndeshje dhe shumë shpresojmë që gjithçka me shkuar si është më së miri. Synojmë mi kënaq të gjithë shikuesit me lojë të bukur. Personalisht e kisha përgëzuar Vushtrrinë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat