Shqiponja si në 'tërmet', Prishtina ballëlart - Bota Sot
Shqiponja si në 'tërmet', Prishtina ballëlart

Hendboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Shqiponja si në 'tërmet', Prishtina ballëlart

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:24
Pamje nga një ndeshje

Superliga e Kosovës në hendboll për femra po bëhet gjithnjë e më dramatike. Katër skuadra janë në garë për titull, me gjasa thuajse të barabarta. Kampionati është bërë edhe më i hapur të shtunën, pas fitores së Prishtinës në udhëtim ndaj Shqiponjës së Gjakovës. Derbi i parë i javës së dhjetë u mbyll me fitoren e ngushtë, 26:25, të Prishtinës.
Shqiponja nga 10 ndeshje i ka 16 pikë, ndërsa tash Prishtina i është afruar në vetëm dy pikë, i ka gjithsej 14. Shqiponja rrezikon të humb vendin e parë më vonë të shtunën, kur luhet derbi tjetër i javës së dhjetë në mes të Vushtrrisë e Istogut. Janë këto dy skuadrat tjera në garë për titull të kampionit.
Shqiponja kishte rreshtuar tetë fitore, kurse javën e kaluar pësoi nga Istogu. Tani humbi edhe nga Prishtina, për të cilën ishte fitorja e shtatë.
Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në Gjakovë u mbyll me rezultatin 15:14 në të mirë të prishtinaseve. Ato epërsinë prej një goli ia dolën ta mbajnë deri në fund të ndeshjes.
Prishtinën e udhëhoqi Aida Stagova që shënoi shtatë gola.
“Ishte një lojë e fortë, duke ditur që përballë e kishim një ekip cilësorë dhe që momentalisht është në pozitën e parë. Ne ofruam çdo gjë nga vetja, ishim më të motivuara për sukses dhe ky motivim na shtyu drejt fitores. Gjithsesi kjo fitore do të thotë shumë për skuadrën tonë. Ndër të tjera na motivon që stinorin pranveror ta fillojmë furishëm”, ka thënë Stagova.
Te Shqiponja më efikasja ishte Shpresa Fazlija me 10 gola.

Shqiponja – Prishtina 25:26 (14:15)

Shqiponja: Haxhosaj, Ibrahimi 1, Bajrami 3, Goçi 2, Rudaku, Malaj 1, Çekaj, Berisha 1, Fazlija 10, Mehmeti 7

Prishtina: Bregovina, Uka, Sopjani 4, Aliçkaj, Ferataj 6, Hoti, Prelvukaj 2, Prapashtica, Hashani, Berisha 4, Stagova 7, Mekolli 3/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test