FHK t’i kërkoj falje Istogut - Bota Sot
FHK t’i kërkoj falje Istogut

Hendboll

E premte, 15 dhjetor 2017

FHK t’i kërkoj falje Istogut

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:53
KHF Istogu

Kryesia e klubit të hendbollit Istogu nga Istogu, në bazë të vlerësimit të ndeshjes derbi KHF Vushtrria – KHF Istogu, e zhvilluar ditën e shtunë në Vushtrri lëshon këtë komunikatë nëpërmjet së cilës fillimisht dëshirojmë t'i përgëzojmë KHF Vushtrrinë për organizim të  mirë të ndeshjes, për mikpritje, për lojë korrekte të treguar në ndeshjen derbi e cila përfundoi me rezultat 21:21.

Në veçanti dëshirojmë të falënderojmë dhe ta përgëzojmë tifo- grupin “Forca” nga Vushtrria të cilët krijuan një atmosfere fantastike të pa parë vitet e fundit në hendbollin e Kosovës, tifoz këta që i dhanë hijeshi këtij derbi në mënyrën më të mirë. Duke e përkrahur deri në minutat e fundit skuadrën e tyre dhe duke pasur sjellje korrekte dinjitoze dhe me plot kulturë ndaj skuadrës sonë që ju jemi shumë mirënjohës.

Falënderojmë të gjithë dashamirët e hendbollit që në numër të madh ishin nga të gjitha qytetet e Kosovës, e po ashtu i përgëzojmë hendbollistet e Istogut për angazhim, vetëmohim dhe lojë të bukur. Hendbollistet Istogase edhe një herë treguan qe janë te pa konkurrencë në aspektin sportiv, por fatkeqësisht e kanë një kundërshtar më shumë:  “Shoqaten e gjyqtarëve të hendbollit të Kosovës”  e cila çdo ditë e më tepër po tregon që është kundërshtari më i madh duke u përpjekur që me çdo kusht të pengoj evuluimin   e  KHF Istogut dhe hendbollit të Kosovës.

Fatkeqësisht njolla e zezë e këtij derbi ishin personat zyrtarë që është për të të ardhur keq, e aq me keq kjo është hera e dytë brenda vitit 2017 që Istogu dëmtohet drejtpërdrejtë në rezultat, përkundër paraqitjes më të mirë se kundërshtari nëpër ndeshje vendimtare. Vërtet është për të ardhur keq ngase raste të tilla po përsëriten kundër KHF Istogut.

Federata e Hendbollit e Kosovës duhet t'i kërkoj falje KHF Istogut ngase, të paktën, është obligim moral përkundër asaj që ne asnjë rrethanë nuk mendojmë që do të ishte dëshirë e tyre që këto gjera te ndodhin, por si do që të jetë personat zyrtarë nëpër ndeshje përfaqësojnë FHK. 
Klubi i hendbollit Istogu nuk ka asnjë faj përkundrazi me punë, rezultate, organizim, prezantim të mirëfilltë po tregohet qe është aleati më i madh i hendbollit Kosovar duke ndikuar drejtpërdrejt në masivizimin si dhe ngritjen e nivelit të tij.
KHF Istogu ka paraqitur ankesë Komisionit të Garave dhe pret hapa të shpejt e profesional ndaj kësaj padrejtësie, e dyta me radhë brenda këtij viti ndaj KHF Istogu.


Për opinionin e gjerë duhet sqaruar që ndeshja u barazua me rezultat 21:21 në sekondat e fundit pas penalltisë së akorduar dhe përjashtimit me karton të kuq të kapitenes së KHF Istogut Albina Rugova. Skuadra e Istogut në pesë minutat e fundit luajti me vetëm 4 lojtare, pas përjashtimeve të njëpasnjëshme të hendbollisteve tona, thuhet në komunikatën e KH Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test