Suzana: Po kënaqem me ajrin e shtetit të Kosovës - Bota Sot
Suzana: Po kënaqem me ajrin e shtetit të Kosovës

Hendboll

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Suzana: Po kënaqem me ajrin e shtetit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 14:02
Suzana Ujkaj

Hendbollistja shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Suzana Ujkaj, të enjten që e lamë pas, iu bashku klubit të Istogut, e cila ka arritur të adaptohet dhe gradualisht rritë nivelin e formës. Ajo është e emocionuar për mikpritjen siç thotë nga motrat dhe vëllezërit e Kosovës.

Në orën e vona të mbrëmjes por edhe të hershme të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të borës në shumë vende të Kosovës, sikurse edhe në qytetin e Istogut. Suzana tha se po kënaqet me natyrën dhe ajrin e shtetit të Kosovës sidomos me borën, ku shihet në foto duke lozur me të.

Image

“Vërtet është kënaqësi të jesh në shtetin e Kosovës, në mesin e motrave e vëllezërve të mirë. Në Istog me respektojnë shumë. Ata kanë respekt të madh për mua dhe gjithë shqiptarët e Tuzit. Kjo më bën të ndihem edhe me komode”, tha Suzana për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test