Drita shmanget nga fundi i renditjes

Hendboll

Drita shmanget nga fundi i renditjes

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:07
Pamje nga një ndeshje

Drita e ka mposhtur Samadrexhën me rezultatin 20:13, të dielen në ndeshjen e fundit të javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Me këtë xhiro mbyllet stinori vjeshtor, por ka mbetur të luhet edhe një takim i shtyrë, ai i javës së pesë në mes Istogut e Kastriotit.
Drita me fitoren është larguar nga dy skuadrat e fundit, Vëllaznimi e Samadrexha. Është e gjashta me gjashtë pikë nga 10 ndeshje. Vëllaznimi është i shtati me tri pikë, kurse Samadrexha e fundit (8) me një pikë.
Pjesa eparë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 8:8. D. Rexhepi ishte më efikasja te gjilanaset me nëntë gola, kurse G. Basholli realizoi shtatë herë për Samadrexhën.
Vushtrria është kampione vjeshtore, kurse për titull në garë janë edhe Shqiponja, Prishtina e Istogu.

Drita – Samadrexha 20:13 (8:8)

Drita: Daku, Krasniqi 5, Pajaziti, Sadiku 2, Vokshi, R. Kqiku 1, Rexhepi 9, M. Kqiku, Ramabaja 3
Samadrexha: A. Maloku, L. Basholli 1, R. Maloku 1, Q. Basholli 1, R. Basholli 3, G. Basholli 7, E. Basholli, Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat