Erduan të dënuan, kurse gazetarët do t’i mësojnë rregullat - Bota Sot
Erduan të dënuan, kurse gazetarët do t’i mësojnë rregullat

Hendboll

E hënë, 18 dhjetor 2017

Erduan të dënuan, kurse gazetarët do t’i mësojnë rregullat

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 11:31
Komenti i gjyqtarit Erduan Vitaku para se të dënohet!

Debate

Nuk ka gjyqtarë në botë që nuk gabon dhe ato janë normale! Para pak ditësh Istogu u ankua ashpër se u dëmtua nga gjyqtarët dhe sipas tyre ndikuan në rezultat. Gazetarët gjithmonë raportojnë paanshëm dhe komunikata e një klubit qoftë e drejtë apo jo, është komunikatë e klubit. Megjithatë, protesta e ashpër e klubit të hendbollit Istogut (femra) nuk i pëlqeu gjyqtarit Erduan Vitakut, por ai hodhi një lloj kritike me qëllim apo pa qëllim, në komentin e tij, kur kishte kërkuar që gazetarët t’i mësojnë rregullat. Ja komenti i Vitakut: “Para se te akuzoni personat zyrtar ju lutem mësoni rregullat, trajnerë, lojtare, gazetar”.

Image

Ky koment i tij është bërë në komentet publike të faqes së facebookut pikërisht me 4 dhjetor, kështu e shprehu mendimin e tij. Nuk doja të ia ktheja deri në vendimin final të Komisioneve përkatëse: Vendimi final doli dhe dihet, gjyqtarët dënohen me dy ndeshje! A thua çfarë faji kemi ne gazetarët, kur akuzojnë klubet apo japin deklarata e ankohen?

Po Erduan, po Komisionet përkatëse të FHK-së të dënuan së bashku me kolegun Arsim Vitaku, me nga dy ndeshje e 100 euro, bash për këtë ndeshje. Ne gazetarët do t’i mësojmë rregullat ashtu si thonë rregullat dhe jo si doni Ju as për dëshirën tënde, ndërsa pse gabuat Ju,  është e arsyeshme, sepse ai që punon edhe gabon dhe nuk është tragjike.

Sepse nuk duhet të kërkojnë klubet as të burgoseni e as të “pushkatoheni” Ju, se ka gjyqtar edhe më të mëdhenj se Ju që keni gabuar madje dikujt ia kanë humbë edhe titullin e botës. Nuk është mirë t’i sulmoni gazetarët pse pasqyrojnë një ngjarje ose pse e plasojnë një deklaratë të një trajneri.

Çfarë do të na thoni tash për dënimin? Sigurisht dënimi është me tendencë! Krejt në fund, pse gabuat në referim, jam më së i sigurt se nuk e keni bërë me qëllim, por gabimet ndodhin dhe janë normale. Dhe askush nuk duhet tani të mbaj as inat me Ju dhe as të iu sulmon. Më kujtohen shumë ndeshje kur gjyqtarët referuan dhe dëmtuan ekipet si bie fjala në futboll pikërisht në Champions Keague, kur gjyqtarët vitin e kaluar e dëmtuan PSG-në në sfidën e kthimit me Barcelonën, madje shumë rëndë.

Ose, a iu kujtohet ndeshja Gjermani-Angli në vitin 2010, kur topi futet më shumë se 37 centimetra në portë, por gjyqtarët se panë. Kur kritikohesh, pavarësisht a janë ato të mira apo të papëlqyeshme për Ju, duhet të jesh në vijën profesionale dhe vlerësimin për Ju e bëjnë personat kompetent të ndeshjes, se nuk ka në botë të pagabueshëm. Kështu që, të gjithë gjyqtarët dhe klubet duhet të jenë të matura para se të akuzojnë gazetarët, sepse secili duhet të shikoj edhe veten profesionalisht dhe jo të mendoj se nuk ka gabuar, dhe pikë! Në fund dënohet, ku po mbetet etika!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test