Vushtrria nga plani i dytë kampione vjeshtore

Hendboll

Vushtrria nga plani i dytë kampione vjeshtore

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:20
KH Vushtrria

Askush se kishte pritur se Vushtrria do të stoliset me titullin e kampionit vjeshtor në konkurrencën e femrave në hendboll. Vushtrria zuri vendin e parë me 17 pikë, një më shumë se Shqiponja dhe tri se Prishtina e katër se Istogu, kjo e fundit ka një takim me pak.

Trajnerja Shqipe Tahiri i befasoi të gjithë me punën dhe rezultatet, duke dëshmuar se edhe gjeneratat e reja të trajnerëve janë më të frytshëm se ata me moshë e përvojë edhe më të madhe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat