Foto e vitit 1997, ja ku janë sot këto vajzat e Kosovës! - Bota Sot
Foto e vitit 1997, ja ku janë sot këto vajzat e Kosovës!

Hendboll

E martë, 12 dhjetor 2017

Foto e vitit 1997, ja ku janë sot këto vajzat e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:53
KHF Kastrioti 1997

Në vitin 1997 objektiv i gjithë shqiptarëve ishte se si ta shporrin okupatorin serb nga shteti i Kosovës. Qëllimi u arrit dhe tani Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht.

Në fakt, kjo foto është vitit 1997, një vit para se të kërcas lufta mes ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Serbisë shoveniste.  20 vjet më pas gjërat kanë ndryshuar shumë. Klubi i hendbollit Kastrioti i vitit 1997, para një ndeshje të asaj kohe, më shumë mendonin se a do të shkojnë në shpi pa u rrah, pa u maltretuar e arrestuar nga regjimi kriminal serb.

Në foto janë: Valbona Zeqa, trajnere e asaj kohe, Hajrie Osmani (ndihmëstrajnere), hendbollistet Blerta Salihu, Arbnora  Ahmeti, Safete Rifati, Valentina Buja, Vlora Jashari, Merfide Salihu, Lirije Muhaxheri, Ganimete  Shabani dhe Hyrije Salihu.

Ku janë sot këto ish – hendbolliste. Valbona Zeqa me bashkëshortin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hajrie Osmani është police, Arbnora Ahmeti jeton në Francë, Safete Rifati, arsimtare në komunën e Lypjanit, Vlora Jashari, profesoreshë e trajnere në Ferizaj, madje edhe instruktore në nërën nga autoshkollat, Lirije Muhaxheri, profesoreshë në Ferizaj dhe aktualisht trajnere në KH Kastrioti, Ganimete Shabani bëhet e ditur se është në Australi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test