Shala: Personat zyrtar sillen në mënyrë injoruese ndaj Istogut - Bota Sot
Shala: Personat zyrtar sillen në mënyrë injoruese ndaj Istogut

Hendboll

E premte, 15 dhjetor 2017

Shala: Personat zyrtar sillen në mënyrë injoruese ndaj Istogut

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:55
Faruk Shala

Klubi i hendbollit Istogu u ankua në organet përkatëse të FHK-së, se u dëmtua rëndë nga gjyqtarët,  në ndeshjen Vushtrria-Istogu, e cila përfundoi baras (21:21). Ndërkohë, Komisari i Garave ndëshkoi gjyqtarët. “Dënohet qifti i gjyqtarëve Arsim Vitaku- Erduan Vitaku me dy (2) ndeshje mos delegim dhe 100 euro gjobë, duke u mbështetur në nenin 12.11 te Propozicioneve të Garave”, thuhet nga FHK.

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, në deklaratën për gazetën kombëtare “Bota sot”, kërkon që Istogu mos të injorohet. “Ne fare nuk jemi te kënaqur me vendimin e komisionit profesional të Shoqatës se Gjyqtarëve të FHK-së dhe komisionit të garave dhe sigurisht që do t'i drejtohemi shkallës së dytë të FHK-së, por e mira e kësaj e vetme është që u vërtetua që Istogut iu ka bërë e padrejtë por nuk e di se kush do t'i kërkoj falje KHF Istogut, qe është obligim moral ngase nuk është rasti i parë. Unë habitem se si njerëzit në komisionet e ndryshme të FHK-së çuditen pse po ankohet KHF Istogu.

Ne nuk e bëjmë asnjë veprim të paligjshëm, ne i shfrytëzojmë rrugët ligjore të cilat kemi të drejtë, dhe askujt më shumë se neve nuk i dhemb padrejtësia, ngase ne i përkushtohemi 24 orë klubit, edhe ju vet jeni të vetëdijshëm sa është e vështirë sot ta mbash një klub, te ju sigurosh kushte solide edhe të synosh rezultate. Për neve është shume e dhimbshme që pas të gjitha sakrificave nëpër të cilat kalojmë, të dalë pala e tretë e cila e ul poshtë krejt këtë mund”, tha Shala.

“Personat zyrtar duhet të keni respekt për Istogun, ngase mendoj që e meriton, jo pse jam unë aty, por duhet te jeni të vetëdijshëm që Istogu ka ekipin më cilësor se sa ekipet tjera në Kosovë dhe ka mundësi me fituar çdo ndeshje pa marrë parasysh ku zhvillohet ato, me shikues apo pa shikues, personat zyrtar duhet ta kuptojnë këtë që Istogu fiton gjithmonë nëse e lejojnë ata. A po e vëreni, a jeni të vetëdijshëm që të gjithë referët me thirrje ndërkombëtare po dënoni pikërisht në ndeshjet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test