FHK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit Sportiv

Hendboll

FHK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit Sportiv

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:49
FHK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit Sportiv

Federata e Hendbollit e Kosovës në kuadër të shkollimit të kuadrove profesionale të trajnerëve të Hendbollit, sipas programit të Federatës Evropiane të Hendbollit (Rinck Convents), ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportiv në Prishtinë që te bëjnë instalimin e këtij programi edhe në Kosovë. Në emër të FHK-së marrëveshjen e bashkëpunimit e nënshkroi presidenti Eugen Saraçini, kurse në emër të Fakultetit dekani Musa Selimi. Në muajin janar gjatë Kampionatit evropian për meshkuj që zhvillohet në Zagreb, në kuadër të Konferencës së presidentëve të Federatës Evropiane të Hendbollit, solemnisht do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për instalimin e Rinck Konventës, që duhet të nis shkollimin e kuadrove nga muaji qershori i vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat