Maxhera: Investohet pak!

Hendboll

Maxhera: Investohet pak!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2018 Në ora: 10:13
Sali Maxhera në veprim

Skuadra me renome Trepça nga Mitrovica, mëton një vend në garat evropiane! Mitrovicasit nuk janë të kënaqur me rezultatet e pjesës vjeshtore, për faktin se u renditen në pozitën e pestë me 13 pikë, dy me pak se Kastrioti i Ferizajt, që mban pozitën e katërt në Superligën e Kosovë në hendboll.

Pivoti i Trepçës, Sali Maxhera, është i bindur se, në stinorin pranveror tifozët do të shohin një Trepçë më të fortë dhe me rezultate shumë më të mira. “Si klub, kemi synime që të ngjitemi prapë në tabelë, që ta sigurojmë sërish pjesëmarrjen në garat evropiane”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Maxhera. Hendbollisti e pranon se nuk kanë qenë rezultatet e kënaqshme në pjesën vjeshtore. 

Rezultatet e zbehta më shumë kanë qenë si pasqyrë që në një periudhë ka pasur bojkot në klub. “Pjesa vjeshtore për klubin tonë nuk ka qenë e kënaqshme, kur dihet se kampionati ka filluar me gjysmë ekipi për shkak të bojkotit, pas marrëveshjes jemi munduar me mish e me shpirt që të përgatitemi për lojën ndërkombëtare, që ka qenë historike për ne si klub”, tregon Maxhera. Megjithatë hendbollisti e ka veçuar një klub si të pa konkurrencë:

“Sa i përket ekipeve të tjera, dihet që Besa është e pa konkurrencë po ashtu Prishtina ka bërë transfere dhe me meritë është në pjesën e epërme të tabelës. Në Kosovë investohet pak në hendboll, kur dihet vetëm Besa ka kushte ‘të mira’, ekipet tjera nuk e din a do të kenë mjete financiare të mjaftueshme deri në përfundim të kampionatit”. Cilat skuadra i sheh në luftë të ashpër për katër vendet e para? “Pak a shumë dihet qysh pa...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat