Vëllaznimi me menaxher të ri sportiv

Hendboll

Vëllaznimi me menaxher të ri sportiv

Nga: K.G. Më: 4 janar 2018 Në ora: 12:52
Logo e KH Vëllaznimit

Klubi i hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova (meshkuj), synon të jetë më i përgatitur për pjesën e dytë të kampionatit. Ata emëruan menaxherin e ri sportiv. “Kryesia e KH Vëllaznimit ka emëruar Brendon Nikoliqin në pozitën e menaxherit sportiv. Pas ndryshimeve në kryesinë e klubit, bordi i ri i klubit ka vendosur që të krijojë struktura profesionale në menaxhimin e detyrave të përditshme të klubit. Brendoni është një personalitet i njohur në sportin e hendbollit me kontribut si lojtar dhe si kryetar i klubit”, bëhet e ditur nga KH Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat