Drita nga Gjilani emëron trajnerin e ri. Ish hendbollisti i mirënjohur gjakovarë, Lulzim Nakavci, merr drejtimin e Dritës, e cila zuri vendin e tretë me 20 pikë të mbledhura në pjesën vjeshtore të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
“Arsyet që mora drejtimin e Dritës, ishte Luan Sllamniku, kryetar i këtij klubit. Kemi arritur marrëveshjen për gjysmë sezon.
Gjasat janë me u përforcuar me lojtarë cilësor. Pretendojmë vendin e dytë apo të ruajmë pozitën e tretë. Synimet tona janë që ta sigurojmë një vend në Kupat e Evropës”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Nagavci.