Sportistët e njohur binjakë të Kosovës, njëri i martuar e tjetri i pamartuar

Hendboll

Sportistët e njohur binjakë të Kosovës, njëri i martuar e tjetri i pamartuar

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2018 Në ora: 15:20
Florent dhe Afrim Beqiri.

Pak kush që nuk i njeh apo nuk ka dëgjuar sidomos në sportin e hendbollit për binjakët Florent dhe Afrim Beqiri. Së bashku kanë 110 vjet apo veç e veç nga 55! Ndryshe njihen si avot e Republikës së Kosovës. ish hendbollistët e mirënjohur, që karrierën më të madhe  e zhvilluan në Trepçë të Mitrovicës.

 Florenti është përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave. Florenti ka qenë prej hendbollistëve më të mirë, madje me teknikën e tij ka qenë fatal për rivalët sidomos në kundërzbritje dhe veçmas në kryerjen e shtatësheve. Florenti e ka një angazhman në Gjermani, mirëpo herët është të flitet derisa e konfirmon apo e nënshkruan kontratën.

Florenti është pamartuar dhe po ndihet shumë rehat, pa strese si ata që janë prindë.  Afrimi nuk është në veprimtari sportive, por ka qenë hendbollist mjaft i mirë. Afrimi është i martuar dhe i lumtur.

Binjakët që e çojnë fortë mirë mes vete janë të respektuar deri në pikën e fundit dhe shumë herë edhe shembull për të tjerët për shumë gjëra pozitive. “Plani im ka qenë për 4-6 vite me këtë gjeneratë të re të mrekullueshme të arrijë kulminacionin e hendbollit Europian, mirëpo edhe për këtë po ndikojnë faktorë tjerë që nuk mundem me i realizuar për momentin (ta vazhdoje karrierën e trajnerit në Gjermani), njeherit jam trajneri i parë në histori të Kosovës në përgjithësi që kam arrit të hyjë në parakualifikime për Kampionatin Europian të hendbollit”, tha Beqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat