Kosova pas dy humbjeve, sot kërkon fitoren kundër Qipros - Bota Sot
Kosova pas dy humbjeve, sot kërkon fitoren kundër Qipros

Hendboll

E hënë, 28 maj 2018

Kosova pas dy humbjeve, sot kërkon fitoren kundër Qipros

Më: 14 janar 2018 Në ora: 12:30
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kualifikimet për botërorin e vitit 2019, që po zhvillohen në Povoa de Varzim të Portugalisë. Përfaqësuesja jonë të shtunën mbrëma pësoi nga Portugalia vendase me rezultatin 36:22. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 17:11 për portugezët.

Në ndeshjen e parë të grupit të katërt eliminator, Kosova të premten pësoi nga Polonia me rezultat 30:19, ndonëse për 40 minuta ishte rivale e barabartë.

Edhe ndaj Portugalisë të shtunën, Kosova nisi fuqishëm. Ishte në epërsi konstante në dhjetë minutat e parë, ndërsa epërsia shkoi deri në tri gola, 6:3. Në minutën e dhjetë Portugalia mori një minutë pushim dhe rrjedha e lojës ndryshoi. Për tre minuta rezultati u barazua në 6:6, ndërsa në minutën e 14-të vendasit kaluan në epërsi 7:6. Kosova edhe një kohë u mbajt, por më pas portugezët nisën të rritin epërsinë. Dallimi në gola u bë më i madh sidomos në minutat e parë të pjesës së dytë, në të cilët lojtarët e Kosovës patën vështirësi të shënojnë. Në anën tjetër portugezët realizuan shumë herë përmes kundërsulmeve dhe aksioneve të organizuara. Në fund dallimi në gola ishte 14, apo tri më shumë se ndaj Polonisë.

Portugalia të premten ka mposhtur Qipron me rezultat shumë të lartë, 47:16, dhe të dielen në ndeshjen me Poloninë do të vendos për pozitën e parë në grup, që dërgon tutje. Kosova rastin për fitore e kërkon pikërisht të dielen (sot) kur nga ora 16:30 përballet me Qipron.

Te Kosova lojtari më efikas ishte Deniz Terziqi me pesë gola. Katër gola i realizoi Endrit Abdullahi. Kosova edhe ndaj Portugalisë pati momentet e saj të mira në lojë, dhe ofroi dëshmi që niveli megjithatë po ngritet. Portugalia ka shumë lojtarë në nivel të lartë, në klube të Ligës së Kampionëve.

Kosova – Portugalia 22:36 (11:17)

Kosova: Abdullahi 4, Ahmeti 2, Berisha, Beshiri 2, Curri, Dedaj 1, Gerbeshi, Hoxha 3, Jupa 1, Krasniqi, Quni, Ramosaj, Dri. Tahirukaj 2, Terziqi 5, Xhafolli 2, Zherka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test