Nuk shkohet në kualifikime me 10 ditë përgatitje

Hendboll

Nuk shkohet në kualifikime me 10 ditë përgatitje

Nga: Enis Kastrati Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:52
Enis Kastrati

Debate

Kombëtarja e Kosovës mbetet pa pikë në grupin e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2019 në hendboll (meshkujt). Shpresuam se pikë do të fitojmë me Qipron, por pak kush e kishte besuar se do ta humbasin me rezultat 24:22.

Kjo është për të ardhur keq edhe pse shpresuam që së paku do të korrim një fitore, duke e pas parasysh se Qipro nuk ka ndonjë skuadër cilësore, mirëpo siç po shihet të gjithë po ecin para, kur se ne vetëm stagnojmë dhe bëjmë hapa prapa. Humbja nga Qipro nuk ka se si të shpjegohet, por dikush duhet te jap llogari, të tregon arsyet tjera, apo është që nuk ka pasur përgatitje të duhura, që t’i zhvillon tri ndeshje brenda 3 ditëve, po të zhvillohej loja vetëm 15 ose 20 minuta, me garanci do të ishim kualifikuar.

Mirëpo, është një rast i mirë që të bëhen foto për rrjetet sociale. Unë i shfajësoj për dy ndeshjet e para sepse me të vërtet Polonia dhe Portugalia janë shumë më të forta, si nga ana organizative ashtu edhe forca dhe teknikisht edhe pse Polonia është paraqitur me ekip e tretë ose të katërt, mirëpo për lojën me Qipron me të vërtet s’ka koment, ndërsa në anën tjetër, paralelisht është duke u zhvilluar Kampionati Evropian në Kroaci dhe munden mi pa ndeshjet e ekipit kroat dhe të shohin se si mbrohen ngjyrat e shtetit. Çfarë duhet të bëjmë tani, pas humbjes? Dikush duhet të jap llogari, duhet të ndërrohet kjo qasje, nuk shkohet në kualifikime me 10 ditë përgatitje edhe u pa se kemi forcë vetëm për 20 minuta ose një pjesë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat