Sa ishte gjallë Hakiu, me Vjosën krenohej Shtimja

Hendboll

Sa ishte gjallë Hakiu, me Vjosën krenohej Shtimja

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:44
KH Vjosa në kohën e trajnerit Haki Baftiut

Një kontribuues i madh i hendbollit dhe sportit në përgjithësi, assesi nuk guxon askush ta harron Haki Bafitiun, i cili ka ndërruar jetë para disa vitesh. Për Hakiun duhet të organizohet një turneu në nivel kombëtar qoftë edhe ndërkombëtar në hendboll në vendin tonë, sepse i ndjeri ka qenë kontribuues i madh qoftë në kohën e okupimit dhe qoftë në periudhën e pasluftës, pra deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Sa ishte gjallë Hakiu, klubi i hendbollit Vjosa nga Shtimja, ka qenë shembull për të gjithë dhe krenohej Shtimja, se si organizohet dhe luftohet për ngjyrat e qytetit. Klubi me fanella të verdha sot e asaj dite kujtohet nga dashamirët, për cilësinë që tregoi qoftë në kohën e okupimit dhe edhe të pasluftës, ishte një rivale e madhe e Kastriotit të Ferizajt dhe Prishtinës.

Vjosa ka qenë një klub që ende përmendet për lojtare që ka pasur në periudhat e ndryshme, si motrat Valbona e Admira Hasani, Nebahate Braha, Fatmire Ramadani, Valbona Ndrecaj, Shpresa Haliti, Shqipe Baftiu etj. Dikur Vjosa luftonte për titull e për Kupë të Kosovës, ishte shembull edhe për veshjen më të bukur sportive, ndërsa sot është në vend të tretë me 13 pikë në Ligën e Parë, pra një rang më poshtë, me shpresa të rikthehen në elitën e hendbollit. Të gjithë shpresojnë që Vjosa të rikthehet në elitë dhe të jetë e fuqishme si në kohën e Bahftiut, një shembull për gjithë, si luftohet për trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat