Pritet të mbahet Kuvendi i punës dhe zgjedhor i KH Kastriotit femra e meshkuj

Hendboll

Pritet të mbahet Kuvendi i punës dhe zgjedhor i KH Kastriotit femra e meshkuj

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:30
Lulzim Abazi

Klubi i hendbollit me renome Kastrioti nga Ferizaj, në të dyja konkurrencat (femra e meshkuj), pritet që të mbajnë kuvendin e punës dhe zgjedhor në javën e ardhshme.  Lulzim Abazi, është organizator i këtyre kuvendeve të punës dhe zgjedhor të meshkujt e të femrat, ku do të zgjedhën edhe kryesitë e reja. Kush do të jetë kryetar i ri të meshkujt e të femrat? Abazi tha se, “nuk dihet asgjë, sepse kuvendi është organi më i lartë dhe që vendos për kryetar të ri”. Ai tha se hiq më larg se në javën e ardhshme do të zgjidhet kryetari i ri edhe të meshkujt edhe të femrat. Kastrioti ka kohë që janë në krizë të madhe në të dyja konkurrencat. Java e ardhshme, pritet që të zgjidhë të gjitha paqartësitë në klubet me renome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat