Beba realizoi 9 gola, Wurm-Mitte fitoi bindshëm

Hendboll

Beba realizoi 9 gola, Wurm-Mitte fitoi bindshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:05
Beba

HSG Wurm-Mitte triumfoi me rezultat bindës 38:21 ndaj Erlangen, në ndeshjen e javës së 15-të të Bayern ligës në hendboll (femrat). Hendbollistja shqiptare nga Gostivari, Bellma Beba, ka qenë lojtarja kryesore e skuadrës së HSG Wurm-Mitte. Ajo me nëntë gola të realizuara ka qenë më efikasja dhe më e mira për këtë fitore të thellë. “Ka qenë një lojë mjaft e mirë nga ana jonë dhe dominuan ndaj rivales. Rezultati është pasqyra më e mirë se sa ishim më të mira”, tha Beba. Bergtheim ka 14 fitore e 1 humbje apo me 28 pikë udhëheq renditjen, kurse HSG Wurm-Mitte mban vendin e dytë me 24 sosh (12 fitore e 2 humbja), por ka një ndeshje me pak të luajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat