Danimarka e mposhti kampionen në fuqi të Evropës

Hendboll

Danimarka e mposhti kampionen në fuqi të Evropës

Më: 22 janar 2018 Në ora: 10:26
Hans Lindberg

Kampionia olimpike në fuqi, Danimarka e ka mposhtur kampionen në fuqi të Evropës, Gjermaninë në ndeshjen e gjigantëve të hendbollit. 26:25 në të mirë të danezëve përfundoi ndeshja e së dieles mbrëma që u luajt në Varazhdin para 3100 shikuesve. Hans Lindberg me nëntë gola e udhëhoqi Danimarkën drejt fitores. Te Gjermania më së shumti shënoi Julius Kuhn, gjashtë gola. Me këtë fitore, Danimarka udhëheq në grupin e dytë të raundit të dytë të kampionatit evropian që po mbahet në Kroaci. Danimarka i ka gjashtë pikë nga katër ndeshje, ndërsa pasojnë Spanja e Gjermania me nga katër pikë. Derisa Spanja i ka tri ndeshje, Gjermania i ka katër. Danimarka i është afruar gjysmëfinales me këtë fitore, ndërsa Gjermania i është afruar eliminimit. Gjermanisë nuk i ndihmoi as paraqitja e mirë e portierit Andreas Wolff që bëri plot 11 pritje.
Në ndeshjen tjetër të së dieles, Spanja fitoi thellë ndaj Maqedonisë. 31:20 ishte rezultati në fund të ndeshjes në të mirë të spanjollëve. Eduardo Gurbindo me gjashtë gola udhëhoqi Spanjën. Te Maqedonia nga katër herë shënuan Stojance Stoilov e Dejan Manaskov. Maqedonia i ka tri pikë nga tri ndeshje dhe mban vendin e katërt.
Më 23 janar Sllovenia luan me Spanjën, kurse Maqedonia me Çekinë. Ndërsa më 24 janar janë ndeshjet e fundit në këtë grup: Sllovenia – Çekia, Maqedonia – Danimarka, Gjermania – Spanja.
Të hënën luhen ndeshjet e reja në grupin e parë: Serbia – Franca (18:15), Suedia – Bjellorusia (20:30).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat