Jupës e Kamerit, iu takoi kurora e Vitit

Hendboll

Jupës e Kamerit, iu takoi kurora e Vitit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2018 Në ora: 19:41
Elma Kameri

Kastriot Jupës (Besa Famgas) te meshkujt dhe Elma Kamerit (KHF Istogu) te femrat, iu takoi kurora e më të mirëve për vitin 2017. Në ceremoninë që u organizua në “Sheshin 21” në Prishtinë, Federata e Hendbollit të Kosovës, shpalli laureatët e vitit. Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, e vlerësoi si vit mjaft të mirë dhe me bindje se 2018, do të jetë edhe më i mirë. Përbërja më mirë e vitit 2017: Valbona Rudaku (KHF Shqiponja) portierja më e mirë e vitit;

Aida Stagova (KHF Prishtina) aloja e majtë më e mirë; Elma Kameri (KHF Istogu) fundorja e majtë më e mirë; Pranvera Ferataj (KHF Prishtina); qendra më e mirë Arlinda Krasniqi  (KHF Istogu) lojtarja e vijës më e mirë; Albulena Salihu (KHF Vushtrria); fundorja e djathtë më e mirë; Shpresa Fazlija (KHF Shqiponja) aloja e djathtë më e mirë; lojtarja më e mirë në mbrojtje;

Image

Kastriot Jupa

Luljeta Sopjani (KHF Prishtina); Arrita Kursani (KHF Vëllaznimi) golashënuesja më e mirë. Përbërja  më e mirë e vitit 2017, në konkurrencën e meshkujve: portieri i vitit Haris Berisha (KHF Besa Famgas), Lindrit Fetahu (Trepça) alo e majtë më e mirë; Deniz Terziqi (KH Prishtina) fundori i majtë më i mirë; Vlerson Zherka (KH Prishtina), qendra më e mirë; Kastriot Jupa KH (Besa Famgas) lojtari i vijës më i mirë; Drenit Tahirukaj (KH Besa Famgas) fundori i djathtë më i mirë; Drilon Tahirukaj KH Besa Famgas) alo e djathtë më e mirë; Bujar Ramosaj (KH Besa Famgas) hendbollisti më i mirë në mbrojtje; Gëzim Misini (KH Drita) golashënuesi më i mirë (me 288 gola). Arben Qerimi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat