Shabani, përzgjedhës i ri i kombëtares së Kosovës

Hendboll

Shabani, përzgjedhës i ri i kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2018 Në ora: 15:09
Agron Shabani

Ish hendbollisti i mirënjohur, Agron Shabani, është emëruar përzgjedhës i ri i kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave. Shabani ka karrierë të pasur, i cili ka luajtur në  ligën e dytë federative në shtetin që nuk ekziston më, Jugosllavia, si në Kosovë të Vushtrrisë, Vëllaznim të Gjakovës, Prishtinë etj. po ashtu edhe në shtet e jashtme, si në Berchem  të Luksemburgut etj. Zyra e FHK-së konfirmoi zyrtarisht se, Shabani është përzgjedhës i ri dhe vjen në vend të Florent Beqirit. Shabani ka përvojë të madhe, të cilën do ta bartë të hendbollistet, me synim që të rrisë nivelin e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat