Jupa i kënaqur me çmimin, premton suksese të reja

Hendboll

Jupa i kënaqur me çmimin, premton suksese të reja

Më: 25 janar 2018 Në ora: 16:03
Jupa i kënaqur me çmimin, premton suksese të reja

Kastriot Jupa për herë të katërt është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Ai të mërkurën mbrëma në ceremoninë e mbajtur nëSheshin 21 në Prishtinë mori çmimin e hendbollistit më të mirë në Kosovë për vitin 2017.

Jupa 25-vjeçar ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës me skuadrën pejane Besa FamGas dhe ka pasur paraqitje të mira me përfaqësuesen e Kosovës.

“I gëzohem faktit që kam arritur të ruaj formën gjatë këtyre viteve dhe që më është shpërblyer mundi. Viti 2017 ka qenë i suksesshëm pasi që kemi vazhduar ecurinë pozitive, përkatësisht pa humbje, me klub. Sukseset që veçoj nga viti 2017 janë titulli dhe Kupa me Besën e sdomos zgjedhja si pivoti më i mirë i kampionatit të IHF-së për vendet me hendboll në zhvillim. Këtë sukses e kam arritur me Kosovën në Bullgari”, ka thënë Jupa. Ai nuk e ka ndërmend të ndalet. Ka synime si me klub ashtu edhe me përfaqësuese.

“Synimi është fillimisht mbrojtja e titujve me Besën dhe vazhdimi i ecurisë pa humbje. Poashtu synim është që të kemi një ekip konkurues edhe për ndeshjet evropiane”, ka thënë Jupa.

Ai ka kohë që është prej lojtarëve kryesor te Besa dhe te Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat