Ferizaj, kryeqytet i hendbollit –të vendosur për riorganizimin e klubit

Hendboll

Ferizaj, kryeqytet i hendbollit –të vendosur për riorganizimin e klubit

Më: 25 janar 2018 Në ora: 19:31
Ferizaj, kryeqytet i hendbollit –të vendosur për riorganizimin e klubit

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e komunitetit të sportit dhe bizneseve, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim përfaqësuesit e Klubit të Hendbollit “Kastrioti”.

Në këtë takim janë diskutuar një varg çështjesh që kanë të bëjnë me menaxhimin e klubit si dhe mbështetjen institucionale për ta rikthyer këtë klub në një superfuqi në rangun republikan.

Aliu njoftoi të pranishmit në detaje për iniciativën e Komunës së Ferizajt për një reformim të klubit dhe planet afatgjata të mbështetjes përmes së cilave do të fuqizohet dhe promovohet edhe më tej Klubi i Hendbollit “Kastrioti”.

Më tej gjatë këtij takimi nga të gjithë të pranishmit u dakordua që të krijohet një grup punues për riorganizimin e klubit, i cili do të propozoj mandatarin, gjegjësisht të propozuarin për kryetar që bashkë me ekipin të paraqesin platformën për zhvillimin e mëtejmë të këtij klubi.

Me propozimin e të pranishmëve u formua grupi punues i përbërë nga:

1. Fikret Ibrahimi;

2. Lulzim Abazi;

3. Avdullah Isufi;

4. Fitim Ramadani;

5. Ahmet Hyseni – Petrova;

6. Flamur Salihu;

7. Basri Ibrahimi.

Ditëve të ardhshme u paralajmërua edhe një takim tjetër që do të mbahet me qëllim konkretizimi detal të kësaj iniciative dhe shpërndarjen e përgjegjësive për grupin punues, thuhet në faqen e Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat