Saraçini e Gjinovci marrin pjesë në organizime të ndryshme të EHF-së

Hendboll

Saraçini e Gjinovci marrin pjesë në organizime të ndryshme të EHF-së

Më: 28 janar 2018 Në ora: 12:43
Saraçini e Gjinovci

Delegacioni i Federatës së Hendbollit të Kosovës i përbërë nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci po qëndron në Zagreb, në pjesën përmbyllëse të kampionatit evropian. Drejtuesit e FHK-së në kryeqendrën e Kroacisë po qëndrojnë me ftesë të Federatës Evropiane të Hendbollit. Saraçini e Gjinovci po marrin pjesë në organizime të ndryshme të EHF-së, ndërsa të shtunën morën pjesë në Konferencën e Presidentëve të EHF-së. Ishte kjo Konferenca e 13-të e drejtuesve të Federatave nacionale, ndërsa u diskutua për shumë çështje me rëndësi për hendbollin evropian. Drejtuesëve të hendbollit kosovar ne Zagreb ju bashkangjitë edhe nën/presidenti Enis Idrizi dhe vizitën në Zagreb po e shfrytëzojnë edhe për takime të shumta me drejtues të federatave të vendeve tjera.
Saraçini, Idirzi dhe Gjinovci të dielen në mbrëmje do të përcjellin nga afër ndeshjet kryesore të “Euro 2018” që luhen në “Arena Zagreb” të Zagrebit. Nga ora 18:00 luhet ndeshja për vend të tretë në mes të Francës e Danimarkës, ndërsa finalja e madhe në mes Spanjës e Suedisë luhet nga ora 20:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat