I kthehet buzëqeshja Kastriotit, Abazi kryetar i ri

Hendboll

I kthehet buzëqeshja Kastriotit, Abazi kryetar i ri

Më: 28 janar 2018 Në ora: 13:08
I kthehet buzëqeshja Kastriotit, Abazi kryetar i ri

Rikthehet kryesia e trofeve në Klubin e Hendbollit “Kastrioti” nga Ferizaj. Kryetari i komunës Agim Aliu ka pritur në një takim anëtarët e grupit punues të caktuar ditë më parë për riorganizimin e Klubit të Hendbollit “Kastrioti” - meshkujt. Në këtë takim, kryetari Aliu është njoftuar për strukturën e re drejtuese të klubit e cila do të ketë këtë përbërje:1. Lulzim Abazi – kryetar; 2. Avdullah Isufi – Nënkryetar; 3. Fikret Ibrahimi – Nënkryetar; 4. Flamur Salihu - Drejtor sportiv i klubit; 5. Fitim Ramadani – Anëtar; 6. Basri Ibrahimi – Anëtar; 7. Ekrem Beqa – Anëtar; 8. Gyner Nuredini – Anëtar;
9. Ismet Shamolli – Anëtar; 10. Betim Tasholli – Anëtar
11. Fatmir Syla – Anëtar. Gjatë ditëve në vijim, struktura drejtuese e klubit do të bëj një raport mbi gjendjen e kësaj organizate dhe hapat që do të ndërmerren për riorganizimin e saj. Drejtuesit e ri të klubit kanë siguruar kryetarin Aliu se do të angazhohen maksimalisht që klubit t’i kthehet nami i dikurshëm, suksesi dhe trofetë që e bëjnë Ferizajn – Kryeqytet të hendbollit.

Aliu është i vendosur të mbështesë fuqishëm KH “Kastrioti”, me qëllim që të rikthehet dinjiteti dhe suksesi i munguar i këtij klubi – ikonë e sportit ferizajas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat