Spanja, kampion i ri evropian në hendboll

Hendboll

Spanja, kampion i ri evropian në hendboll

Më: 28 janar 2018 Në ora: 22:28
Pamje nga ndeshja Spanja - Suedia

Me një lojë të shkëlqyer, sidomos në mbrojtje dhe duke iu falënderuar mbrojtjeve fantastike të Arpad Shterbik, hendbollistët e Spanjës festuan titullin e kampionit, duke mposhtur në finale Suedinë në Zagreb.

Pas kthesave të mëdha në pjesën e dytë, spanjollët vendosën ritmin e tyre dhe pas një ore lojë në “Arenën” e Zagrebit shënuan fitore prej 28:23, transmeton KosovaPress.

Kjo është medalja e parë e artë për Spanjën në histori, në kampionatet evropiane të hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat