Paraqitje e mirë e shqiptares në Champions League

Hendboll

Paraqitje e mirë e shqiptares në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2018 Në ora: 11:13
Dijana Ujkiç

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, bëri paraqitje shumë të mirë në petkun e skuadrës kampione të Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, por pësuan humbje me rezultat 34:26 nga Ferencvaros, në takimin e grupit 2 të Champions League.

Në pjesën e parë kampionia malazeze tregoi lojë të mirë, kur rezultati ishte 19:18 për Ferencvarosin, por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe vendasit triumfuan me 8 gola epërsi.

Dijana tregoi angazhim të madh dhe realizoi 3 gola.  Me 3 shkurt, Buduçnosti si vendas e pret ekipin gjerman, Thuringer HC. Vardari kryeson me 10 pikë, kurse Buduçnosti është në pozitën e 4-të me 4 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat