Pse nuk ka femra në kryesi nëpër klubet e hendbollit?

Hendboll

Pse nuk ka femra në kryesi nëpër klubet e hendbollit?

Nga: Dervish Berisha Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 19:13
Dervish Berisha

Debate

Shumë është e çuditshme që klubet e femrave që janë në Kosovë kryesisht përbëhen me meshkuj dhe nuk i jepet mundësi apo hapësirë gjinisë më të bukur që të jenë pjesë e tyre. Kjo është e padrejtë sepse në klubin e femrave mund të komunikojnë dhe të udhëheqin më mirë, nëse i ka çdo klub tri-katër anëtare femra në kryesi po ashtu edhe ndonjë mjeke. Sepse ka shumë vajza që ndoshta lëndohen dhe nuk tregojnë ngase ju vije keq, mandej shkohet në përgatitje të përbashkëta dhe nuk ka asnjë femër ose rrallë, që është me ekip. Por anëtare të kryesisë do të ishte mirë të jenë 4-5 anëtare femra dhe do të ishte edhe për opinion një pasqyrë e mirë.

Shihet qartë që femra shqiptare nuk i gëzon të drejtat e njëjta si meshkujt, andaj apeloj të ekipet e femrave jo vetëm në hendboll, por edhe në sporte tjera, të ketë kryesi të femrave, por edhe ndihmëstrajnere apo trajnere, sepse shumë më mirë kishte me shkuar puna në ekipet femërore. Këtë e shkruaj pa asnjë të keqe apo qëllim, por të gjithë jemi prind, kemi vajza, familje e kur ka kryesi të përzierë punohet më me realitet dhe seriozitet, kjo çdo herë i ka munguar Kosovës sidomos ekipeve femërore, që sot jemi në...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat