Shqiptarja me ekipin e saj i shkaktoi debakël gjermaneve

Hendboll

Shqiptarja me ekipin e saj i shkaktoi debakël gjermaneve

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 15:09
Dijana Ujkiç,

Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiç, me kampionen e Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, i shkaktuan debakël me rezultat 29:21 ekipit gjerman Thüringer HC, në ndeshjen e vlefshme të grupit 2 të Champions League. Dijana me bashkëlojtare treguan lojë të madhe ndaj gjermaneve, ku ishte një atmosferë fantastike në palestrën ‘Moraça’ në Podgoricë. Dijana shënoi një gol, ndërsa më efikasja ka qenë Gjurgjina Maloviç me 7 gola. Buduçnosti është në vend të katërt me 6 pikë, sa ka edhe Metz në pozitën e dytë, ka 4 me pak se Vardari i Shkupit, që ka një takim me pak. Me 10 shkurt, Vardari do të takohet në Shkup me Buduçnostin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat