Shqiptarja nga Gostivari, Bellma Beba, është e lumtur për fitoren e madhe të skuadrës së saj, HSG Würm-Mitte. HSG Würm-Mitte triumfoi me rezultat 22:20 ndaj Mintraching/Neutraubling, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Bayernit në hendboll. Ndeshja ka qenë shumë e fortë, por Beba me bashkëlojtare u angazhua maksimalisht dhe ia dolën të fitojnë dy pikë të mëdha.
Beba si gjithmonë, me mjeshtrin e saj vendosi fitoren e skuadrës së saj. Ajo kontribuoi me 7 gola, e ndihmuar nga Muller me 6 sosh. HSV Bergtheim mban vendin e parë me 32 pikë, katër më shumë se HSG Würm-Mitte që renditet i dyti pas 17 jave. HSG Würm-Mitte ka një ndeshje me pak të luajtur.