Nachevski ligjëron në seminarin para fillimit të edicioni pranveror

Hendboll

Nachevski ligjëron në seminarin para fillimit të edicioni pranveror

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 15:22
Nachevski ligjëron në seminarin para fillimit të edicioni pranveror

Të premten (nesër) mbahet Këshillimi për gjyqtarë, vëzhgues-kontrollues, trajnerë të hendbollit dhe përfaqësues zyrtarë të klubeve. Këshillimi, përkatësisht seminari qendror, mbahet nga ora 15:00 në Prishtinë, në ambientet e Fakultetit Filozofik (amfiteatri numër 5, karshi Bibliotekës Kombëtare).

Ligjërues në seminar do të jetë lektori nga Federata Evropiane e Hendbollit, Dragan Nachevski.

Do të ligjërohet për ndryshimet në rregullat e hendbollit dhe praktikimin e tyre, ka njoftuar Fahredin Hashani kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Seminarin e organizojnë Federata e Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me SHGJHK-në para fillimi te edicionit pranveror i cili do të filloi me 17/18 shkurt 2018 ne Superligën e meshkujve.

Pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit-kontrolluesit që janë pjesë e listës për edicionin aktual 2017/18. Mospjesëmarrja nënkupton mospërfshirje në delegim për stinorin pranveror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat