Sportisti i Kosovës është goditur nga një makinë

Hendboll

Sportisti i Kosovës është goditur nga një makinë

Nga: K.G. Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 19:31
Yll Visoka

Hendbollisti ka qenë me fat të madh sepse mënyrën se si është aksidentuar ka mundur të jetë me fatalitet. “Yll Visoka, hendbollist i Prishtinës, duke kaluar rrugën ne vijat e këmbësorëve mbrëmë është goditur me veturë nga një ngasës i papërgjegjshëm. Ai ka pësuar lëndime dhe thyerje të brinjëve si dhe kontuzione dhe lëndime në kokë, qafë dhe pjesë tjera të trupit. Fati në fatkeqësi ishte fizikusi dhe organizmi i fortë i Yllit i cili shpëtoi nga më e keqja. Ai tani është mirë dhe mjekët janë optimist se shumë shpejt do të shërohet.
Falënderojmë mjekët dhe stafin e Klinikës Kirurgjia Torakale QKUK për kujdesin.
Yllit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në palestër dhe në klub”, thuhet nga faqja e KH Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat