Ish kryetari shumëvjeçar i klubit të hendbollit Kastriotit të Ferizajt, qoftë të meshkujt e qoftë të femrat, Ahmet Hysenaj-Petrova, i thur fjalë të ëmbla prof. Ismet Jupës. “Prof. Ismet Jupa, ish trajner shumëvjeçar i ish Borcit ll dhe trajner i parë i KH Kastriotit, fitues i parë i Titullit dhe Kupës së Kosovës, si dhe selektor i kombëtares së hendbollit femrat të Kosovës, i cili është autor i Historiku i Hendbollit Ferizajas 1956-1990, i dhuroi 5 ekzemplar te këtij Historiku Bibliotekës të Universitetit te Sporteve të Tiranës”, shkruan Petrova.