Zhegra fiton derbin, Trepça pësoi humbje nga Kastrioti

Hendboll

Zhegra fiton derbin, Trepça pësoi humbje nga Kastrioti

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:45
Pamje nga një ndeshje

Zhegra e ka fituar derbin lokal të luajtur të shtunën në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Me ndeshjet e së shtunës është hapur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës në hendboll për meshkuj. Në palestrën e qytetit në Gjilan, Zhegra e mposhti Dritën me rezultat 26:22. Zhegrasit e fituan edhe pjesën e parë, me rezultat 11:9. A. Haziri me 10 gola udhëhoqi Zhegrën, ndërsa shtatë herë shënoi Ad. Isufi. Te Drita më efikasi ishte R. Selmani që shënoi shtatë herë.

Me këtë fitore Zhegra është ngritur në vendin e pestë me 15 pikë nga 15 ndeshje, kurse Drita mbetet e treta me 20 pikë.

Kampionia në fuqi, Besa FamGas ka shënuar edhe fitoren e 15-të rresht. Skuadra pejane po të shtunën fitoi në palestrën e saj ndaj Llapit me rezultatin 33:16. Besa prinë në tabelë me 30 pikë, ndërsa Llapi mbetet i fundit me dy pikë. E. Gjuka e D. Tahirukaj shënuan nga shtatë herë për Besën. B. Abazi shënoi pesë gola për Llapin.

Përballjen e rivalëve të vjetër, Kastriotit e Trepçës e fitoi skuadra ferizajase me rezultat 29:22. Kastrioti me 17 pikë mbanë vendin e katërt kurse Trepça ka rënë në vendin e gjashtë me 13 pikë.

Të dielen (nesër) luhet ndeshja mes Vushtrrisë e Prishtinës, që nis në ora 17:00. Kjo xhiro mbyllet të enjten me takimin mes Samadrexhës e Vëllaznimit.

Zhegra – Drita 26:22 (11:9)

Zhegra: A. Agushi, A. Aliu 2, S. Haziri, Ad. Isufi 7, Al. Haziri 10, F. Isufi 2, I. Haziri, Ag. Isufi, Sh. Shaqiri 4, Q. Isufi, B. Agushi 1, L. Idrizi

Drita: A. Sylejmani, R. Selmani 7, Er. Huruglica 5, Q. Bunjaku, E. Huruglica 1, G. Murtezi 2, L. Mustafi 1, H. Mehmeti 2, G. Veliu 4, E. Shkodra

Besa FamGas – Llapi 33:16 (18:10)

Besa FamGas: P. Shala, B. Idrizi 2, F. Beqiraj, E. Gjuka 7, K. Jupa 3, K. Tetova 5, A. Curri, T. Megjiq 3, D. Tahirukaj 7, B. Ramosaj 1, A. Tafilaj 3, Y. Muqolli 2, H. Berisha

Llapi: G. Mani, B. Abazi 5, J. Mani 4, B. Hasani 3, E. Havolli 2, A. Muqiqi, F. Bajrami 1, A. Sejdiu, R. Visoka 1, G. Ratkoceri

Kastrioti – Trepça 29:22 (13:10)

Kastrioti: M. Mehmeti, D. Dugolli, K. Syla 4, B. Rexhepi 1, A. Dugolli 3, A. Rudari, F. Mustafa 1, L. Shabani 3, E. Hoxha, J. Bislimi, H. Salihu 6, Rr. Ramadani 1, D. Ramadani, D. Haxhimusa 7, Q. Ibrahimi 3

Trepça: B. Terziqi, Y. Beqiri 1, A. Pllana 2, A. Shala, B. Shala 3, I. Nuhi 3, E. Qela, A. Basholli 11, Q. Sejdijaj 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat