Kjo skuadër bëri historinë e sportit femëror në Kosovë

Hendboll

Kjo skuadër bëri historinë e sportit femëror në Kosovë

Nga: K.G. Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 17:36
Ilustrim

Hendbolli ka traditë në Kosovë. Vitet e 60-ta, 70-ta e 80-ta, ishin në kulmin e sukseseve. Një ilustrim i fotografive të viteve të 60-ta e 70-ta, të bënë të mendosh se vërtet ka qenë brez i hatashëm. “Hendbollisteve dhe hendbollistëve do të postojmë disa fotografi te kohës së skuadrës amblematike te KH Prishtina ne konkurrencën e femrave nga vitet 1968-1977 kur kjo skuadër bëri edhe historinë e sportit femëror e ne veçanti hendbollit pasi ne vitin 1973 u plasuan ne Ligen e dyte te ish Jugosllavisë pas turneut kualifikues i cili u zhvillua ne Prishtinë ne stadiumin e 'RINIA'. Ishte gjeneratë e artë ne të cilën dalloheshin Zijavere Salihu - Loshi (Piksi), Luljeta Bajqinovci, Fakete Dedolli, Kimete Konjusha - Dida, Mihane Musaj, Alije Krasniqi e shumë të tjera te cilat do ti kenë emrat dhe fotot (ka mundësi të gabimeve në identifikim, andaj çdo plotësim, reagim dhe përmirësim do të begaton këtë foto) me një kërkim falje për mungesën e disa fotove edhe te lojtareve episodike që kanë veshur petkun e KH Prishtina atëbotë. Po ashtu në albumin e gjeneratës tjetër të artë nga periudha 1978-1987 kur luanin me shumë sukses Alije Krasniqi, Gjylkie Tafaj, Remzie Kica, Sebahate Neziri, Naime Majanci-Demolli, Lule Gjokiqi, Mihrie Basholli, Luljeta Hoxha, Emine Hashani....”, shkruan në faqen e FHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat