Muqolli: Jemi favoritë, por edhe Prishtina është përforcuar

Hendboll

Muqolli: Jemi favoritë, por edhe Prishtina është përforcuar

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:02
Arben Muqolli

Arben Muqolli, kryetrajner i Besa Famgas nga Peja, tha se synojnë fitore në kryeqytet kundër Prishtinës, e cila luhet nesër në orën 19.00, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në kuadër të javës së 16-të të elitës së hendbollit.

“Normal se jemi favoritë, por edhe Prishtina është përforcuar. Ata tash janë duke ushtruar mirë dhe kanë trajner Verimin, nuk kanë pasur as pushim dhe janë duke ushtruar si ekip profesionale, dhe me duket se i kanë punët mirë edhe me rroga. Besa është dëshmuar edhe vitet e kaluara si ekip pa konkurrencë. Kemi mungesë Jon Muqollin, bartës i lojës, që luan bek, i cili është i lënduar,  si dhe Ante Kukrika nuk është qind për qindtë, pra me këto pozita nuk jam i kënaqur.

Ekipi është në gjendje mirë, ne jemi si mysafir, por besoj se djemtë do të japin maksimumin dhe pres fitore. Topi është i rrumbullakët dhe mundet me ndodhë edhe befasi. Në qoftë se do të humbim nuk është edhe aq befasi, por prapë mund ta quaja befasi për hendbollin e Kosovës. Besoj se do të kthehem me fitore nga Prishtina”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat