Hendbollistet e Istogut me kryetarin e Komunës

Hendboll

Hendbollistet e Istogut me kryetarin e Komunës

Nga: K.Goca Më: 5 mars 2018 Në ora: 11:19
Hendbollistet e Istogut me kryetarin e Komunës

Hendbollistet e Istogut janë krenari e qytetit. Kjo skuadër lufton për titullin e kampionit dhe tani janë me të relaksuara me fitoren në Ferizaj me rezultat 19:15 kundër Kastriotit, në ndeshjen e javës së 12-të.

Hendbollistet e Istogut bënë një fotografi me kryetarin e Komunës, Haki Rugova dhe ky i fundit pritet t’i përkrahë vashat në rrugëtimin drejt titullit të parë historik të këtij klubit simpatik, që drejtohet nga trajneri Faruk Shala, Në foto janë Suzana Ujkaj, Albina Rugova, Fatjona Rexha, Leonora Rrahmani dhe Alberina Haliti. Istogu është në vend të katërt me 17 pikë, por ka një takim me pak dhe katër pikë ngecë nga liderja Vushtrria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat