Kastrioti me tuta kuqezi

Hendboll

Kastrioti me tuta kuqezi

Nga: K.G. Më: 11 mars 2018 Në ora: 12:57
KHF Kastrioti

Kastrioti nga Ferizajt vishet me tuta kuqezi, jo si zakonisht me ngjyra të kaltra.

Shtatë herë kampioni i Kosovës së pas luftës në hendboll, ka ndërruar ngjyrën e veshjes sportive dhe kjo foto është bërë para sfidës me Vushtrrinë, e cila u fitua nga kjo e fundit me rezultat 28:23.

Klubi ferizajas drejtohet nga trajnerja Lirie Muhaxheri, e cila ka një gjeneratë të re dhe aktualisht janë në vend të pestë me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat