Besa është besë

Hendboll

Besa është besë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:27
Pamej nga një ndeshje

Kampionia aktuale Besa FamGas e ka nisur me fitore të thellë garimin në Superligën A, ku gjashtë skuadrate parë në tabelë pas pjesës së rregullt të garave, luftojnë për inkuadrim në plejof. Besa në Pejë fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 42:22. Pas 30 minutave lojë rezultat ishte 23:11 për pejanët. Besa tani prinë në klasifikim me 36 pikë nga 19 ndeshje. 18 xhirot e para janë luajturnë kuadër të pjesës së rregullt të garave, kurse tani në Superligën A luhen edhe dhjetë xhiro tjera. Vëllaznimi është i gjashti me 16 pikë.

Tre lojtarë shënuan nga gjashtë gola për Besën: B. Idrizi, E. Gjuka e K. Jupa, derisa plot 12 gola i kishte Dri. Tahirukaj. Gjithsej dhjetë lojtarë të Besës realizuan në këtë sfidë. Te Vëllaznimi më efikasët ishin E. Lluka e I. Leka me nga katër gola. Dy ndeshjet tjera të javës së parë të Superligës A, përkatësisht të javës së 19-të kampionale, luhen të enjten. Nga ora 16:00 takohen Prishtina e Zhegra, kurse nga ora 19:00 luajnë Kastrioti e Drita.

Në Superligën B, ku garohet për të evituar rënien nga Superliga, do të garojnë Trepça, Vushtrria, Samadrexha e Llapi.

Besa FamGas – Vëllazniimi 42:22 (23:11)

Besa FamGas: Curri, Idrizi 6, Biljaka 2, Broqi 1, Gjuka 6, Jupa 6, Tetova, Megjiq 3, D. Tahirukaj 2, Ramosaj 2, Kukrika 2, Berisha, Shala, Muqolli, Dri. Tahirukaj 12.

Vëllaznimi: Luzha, Sadriu 1, Cula 3, Mamusha 1, Fana, Gaxha 3, Lluka 4, Spahija 2, Kusari 1, Leka 4, Nagavci 2, Buza 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat