Albana nga Suedia kërcënohet në Kosovë, të tjerët i thonë: ‘mshile’! Flet babai i saj - Bota Sot
Albana nga Suedia kërcënohet në Kosovë, të tjerët i thonë: ‘mshile’! Flet babai i saj

Hendboll

E diel, 22 prill 2018

Albana nga Suedia kërcënohet në Kosovë, të tjerët i thonë: ‘mshile’! Flet babai i saj

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 mars 2018 Në ora: 11:37
Rushiti me Albana Arifin

Hendbollistja Albana Arifi është kërcënuar nga një burrë në moshë. Kërcënimi sipas asaj që ka treguar babai i Albanës, kishe ajo është cullakuar dhe kjo veshje nuk durohet! Rushit Arifi tregon se vajza e saj ka qenë e veshur në mënyrë sportive dhe asgjë nuk ka pasur të keqe aty, por nuk e kupton përse dhe për çfarë u soll në atë mënyrë burri i moshuar dhe e kërcënoi verbalisht hendbollisten, e cila nga Suedia iu ka bashkuar kombëtares së Kosovës. Albana ka 21 vjet dhe është prej hendbollisteve më të mira, aktualisht anëtare e klubit suedez Eslövs IK.   

“Bota sot”: Çfarë ndodhi në të vërtetë të mërkurën në mbrëmje, kërcënohet Albana?

Rushit Arifi: Albana ka ardhur të martën nga Suedia për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës para ndeshjeve kundër Bjellorusisë. Qysh ditën e parë ka filluar me ushtrime. Është pritur dhe akomoduar tepër mirë nga Federata e Hendbollit. Ditën e dytë, pra dje, pas stërvitjes kanë shkuar ne hotel dhe aty në hollë të hotelit kanë marrë rroba të reja. Albana ka qenë e veshur me tuta sportive tjera dhe direkt ka dashtë me i provuar të rejat. Ka pas shorcet me të cilat një orë përpara ka ushtruar. Ndërkohë ka ardhur një burrë dhe ka filluar me sulmuar verbalisht.

“Bota sot”: Në reagimin tuaj thoni: Ka ardhur një burrë e ka filluar me i bërtit, e ka sulmuar: çka je cullakuar? S’po të vjen marre me u desh këtu? Kjo iu ka gjuajtur fyt me fyt. Kush je Ti me me kallëzuar çka është marre e çka jo! Në fakt, ishte një emër i njohur për Federatën ky person?

Rushit Arifi: Jo. Sa kam kuptuar ky njeri nuk ka kurrfarë lidhje me federatën.

“Bota sot”: A do të mbetet Albana pjesë e kombëtares së Kosovës pas këtij sulmit verbal?

Rushit Arifi: Po si jo. Federata ka sjellje shumë shumë profesionale e miqësore me Albanën.

“Bota sot”: Cili ishte reagimi i FHK-së?

Rushit Arifi: Sipas Albanës ajo nuk ka marrë apo nuk ka vërejte përkrahje të mjaftueshme nga ata që ishin prezent në at moment. Shumica kanë reaguar me ‘mshile’ ose ‘Albana, mos fol’. Më pas ka ardhur selektori (vër. jonë Agron Shabani) dhe i ka dhënë mbështetje absolute. Gjithashtu ka pas takim edhe me kryetarin e Federatës i cili gjithashtu i ka dhanë mbështetje të 100 për qind.

“Bota sot”: Ku ndodhi sulmi verbal, bash në cilin vend?

Rushit Arifi: Në hollin e hotelit ku vajzat janë të akomodueshme.

Image

“Bota sot”: Personi që e kërcënoi ishte i mitur, apo?

Rushit Arifi: Burrë i moshuar.

“Bota sot”: A ndihet e frikësuar tash Albana?

Rushit Arifi: Jo fare. Reagimi i Albanës ka qenë me treguar pavarësinë e saj dhe me u treguar edhe të tjerëve se barazia gjinore nuk arrihet pa luftuar për të, por gjithashtu ka qenë shenjë solidarizimi me vajzat tjera të cilat munden me ra ne këso situatash dhe me u treguar se duhet me vendosmëri me u përballë me këtë lloj mentaliteti. Është e moshës madhore dhe as unë si babë nuk vendosi më as për sjelljet dhe as për mënyrën e veshjes së saj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test