Frika e sportisteve të Kosovës, guxo e cullakohu tash!

Hendboll

Frika e sportisteve të Kosovës, guxo e cullakohu tash!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:37
Albana Arifi

Një rast i paprecedent ndodhi të mërkurën mbrëma në njërën nga hollet e hoteleve të Prishtinës, ku është e grumbulluar kombëtarja e Kosovës në hendboll. Dikujt fort i shkoi nervat kur e pa të “cullakuar” hendbollisten Albana Arifi. Ajo ishte cullakuar në suazat sportive, të normales, ashtu siç dalin të luajnë në fushat sportive! Sepse dikush e merr si ndryshe cullakun, pra e zhveshur tërësisht. Burri i moshuar ishte sjellë fort keq me Albanën. Për gazetën kombëtare “Bota sot”, prindi i Albanës, Rushiti, deklaroi: “Albana ka qenë e veshur me tuta sportive tjera dhe direkt ka dashtë me i provuar të rejat. Ka pas shorcet me të cilat një orë përpara ka ushtruar. Ndërkohë ka ardhur një burrë dhe ka filluar me sulmuar verbalisht”.

Ky akt i shëmtuar apo ky kërcënim verbal, ka bërë jehonë. E para, Federata e Hendbollit e Kosovës, duhet ta bëj një rregullt të ashpër, aty ku ka femra nuk ka nevoje të sillen meshkujt te kombëtarja! Sepse incidenti i këtij llojit nuk ishte i natyrës që paraqet pamje të mirë për hendbollin tonë.  Prandaj, sportistet janë sportiste dhe dalin me veshje sportive dhe nëse i shihet cullaku i këmbëve, nuk do të thotë se është cullak. E tash, frika e sportisteve është deri në palcë, ec e dil ashtu me veshje sportive, mund ta pësosh flakaresha e shqelma, se vlerësohesh se je cullakuar. Fundja, a mos vallë duhet të dalin sportistet me kule!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat