Serbia ndihet e poshtëruar dhe lëshon alarm për Kosovën, ndeshja në Kovilovo

Hendboll

Serbia ndihet e poshtëruar dhe lëshon alarm për Kosovën, ndeshja në Kovilovo

Më: 21 mars 2018 Në ora: 17:21
Ilustrim

Mediat serbe janë çuar në këmbë dhe të trishtuar që kombëtarja e Kosovës (femrat) do të luajë në shtetin e tyre, për turneun e  kualifikues të Kampionatit Botëror U-20.  Janë të trishtuar që Serbia do të luajë pa simbole shtetërore. Mediat serbe e paralajmërojnë se ndeshja do të luhet në Kovilovo afër Beogradit dhe jo në Kragujevc. “Kosova, u transferua nga Kragujevci në Kovilovo”, kështu shkruan një nga mediat serbe.  Madje në Serbi e quajnë si një tradhti, turp dhe poshtërim i tyre. Turpi tjetër vjen nga e ashtuquajtura Federatë ilegale në Kosovë, me një farë emri Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Metohisë (RKiM),e  cila ka thënë se vendimi për t'u luajtur turneu në Kovilovo nuk sjell asgjë të re. Në një deklaratë të lëshuar nga kryetari ilegal (RKiM), Slavoljub Mandiq, e ka quajtur Kosovën inekzistente: “Nuk ka himne, simbolet shtetërore dhe tifozë, ky turne do të jetë një humbje, një turp i ri dhe dhimbje në zemër të të gjithë atyre që Kosova dhe Metohija është një trashëgimi, një dashuri dhe një vend i shenjtë”, një deklaratë e turpshme e Mandiqit. Federata e Hendbollit Evropian (EHF), me kërkesën e Federatës Serbe të Hendbollit, ka marrë një vendim paraprak se turneu kualifikuese nga 23 deri më 25 mars të mbahet në Kragujevc pa himneve kombëtare dhe simbolet kombëtare të ekipeve pjesëmarrëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat