Shteti i Serbisë në këmbë, e ruan si sytë e ballit kombëtaren e Kosovës! Kosova kalon Nishin!

Hendboll

Shteti i Serbisë në këmbë, e ruan si sytë e ballit kombëtaren e Kosovës! Kosova kalon Nishin!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:04
Kosova drejt Beogradit

Shteti i Serbisë është çuar në këmbën në ditën e sotme, në ditën kur bie edhe borë, por ka shtuar siguri të hatashme në vendin e saj sepse  rrugës për në qytetet e ndryshme të saj rrugëton shteti më i ri në botë, kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat).

Serbia ka angazhuar edhe xhandarmëria duke shtuar masat sigurisë së plotë për kombëtaren e Kosovës U-20, e cila nesër do të ndeshet me Serbinë U-20, në  Kovilovo afër Beogradit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror U-20.

“Tashmë jemi në Nish, po futemi autostradës për Beograd. Siguria është e lartë”, tregon një burim brenda kombëtares së Kosovës për gazetën “Bota sot”. “Sa e shoh krejt Serbia u çu në këmbë, ka bërë siguri maksimale për ne dhe ndihem komod gjatë rrugës. Tash jemi hipur në autobus special dhe gjithçka është fije e për pe. Po largohem nga Nishi rreth orës 13:03”, tha burimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat