Shqiptarja fitoi derbin me polaket

Hendboll

Shqiptarja fitoi derbin me polaket

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:14
Lojtaret e Malit të Zi

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç,  është paraqitur gjithsej 15 minuta për Malin e Zi, e cila në palestrën në Gdyni, në praninë e rreth dy mijë shikuesve, e mundën Poloninë me rezultat 26:20 (14:9). Shqiptarja fitoi derbin me polaket, në kuadër të xhiros së tretë të grupit 2 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Image

Dijana në veprim

Ajo për aq minuta sa iu dha rasti, ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme dhe është e gëzuar që importuan pikët e plota. Sylwia Lisewskae e Karolina Kudacz-Gloc ishin me efikaset të polaket, me nga 5 gola, kurse te malazezet u shquan Milena Raiçeviç me 8 gola e Majda Mehmedoviç me 6. Mali i Zi prinë me 6 pikë, pasojnë Polonia 4, Sllovakia 2 dhe Italia 0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat